18.12.2018

Nesër e pasnesër mbyllet rruga Kaçanik – Hani i Elezit

6 Dhjetor 2018

Rruga Kaçanik – Hani i Elezit do të mbyllet pjesërisht nesër dhe do të jetë e mbyllur krejtësisht të shtunën nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 17:00.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Infrastrukturës. Sipas njoftimi, rruga është e nevojshme të mbyllet për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike.

MI-ja ka kërkuar mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion dhe mundësinë e përdorimit të rrugëve alternative.