24.08.2019

Në Letoni vdes edhe majori shqiptar, Klodian Tanushi

11 Maj 2019

Lajm tjetër i keq për Forcat e Armatosura të Shqipërisë ka ardhur nga Letonia. Major Klodian Tanushi, Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në Facebook.

"Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!"