28.06.2017

Në Ditën e të Pagjeturve kërkohet angazhim nga vendorët dhe ndërkombëtarët

21 Prill 2017

Në Kosovë është shënuar sot Dita Kombëtare e të Pagjeturve. Përfaqësues të familjarëve kanë bërë homazhe pranë Përmendores dedikuar këtyre personave.

Nënkryetari i Këshillit Familjar për Persona të Zhdukur në Kosovë, Haki Kasumi, ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare që të angazhohen më tepër për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Bazuar në statistikat e institucioneve, janë 1660 persona që vazhdojnë të figurojnë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.