21.09.2017

Ndodhë në QKUK, pacienti pret 1 orë në emergjencë, s'e mjekon askush (Video)

19 Maj 2017

Mungesë e  përgjegjësisë së doktorëve kujdestarë në Kosovë është më se e pranishme.

Një gjë e tillë ka ngjarë edhe sot. Një qytetarë njoftohet të ketë pasur aksident komunikacioni kështu duke pësuar lëndime trupore. Nevoja e ti për t’u kontrolluar nga një ortoped ka qenë shumë e madhe por mungesa e doktorit kujdestarë e ka bërë këtë të pamundur.

Sipas një lexuesit të Indeksonline, pacientit në fjalë i është dashur të presë një orë për një kontroll të tillë pasi doktori kujdestar, Ortoped-Gani Jashanica nuk i është lajmëruar thirrjes së stafit të Emergjencës.

Madje sipas lexuesit në fjalë edhe pas një ore pritje, doktori në fjalë nuk ka arritur për të realizuar kontrollin kështu duke dërguar një praktikant që të kujdeset për pacientin në nevojë.

Për më tepër mund të shihni edhe videon më poshtë: