20.11.2018

NATO zyrtarisht i bënë thirrje Maqedonisë t’i nisë negociatat për anëtarësim

12 Korrik 2018

Liderët e NATO-s në samitin në Bruksel, zyrtarisht i kanë bërë thirrje Maqedonisë t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Aleancë, por me paralajmërim se hyrja nuk do të bëhet derisa nuk kryhet çështja e emrit të këtij vendi deri në fund.

“Zgjidhja e çështjes së emrit është  kusht për përfundim të suksesshëm të procesit të hyrjes”, është kumtuar sot nga NATO, transmeton AP.

Thirrja, formalisht është dërguar me kumtesë nga samiti në Bruksel, që të hapet rruga për hyrje të Maqedonisë si anëtare e 30-të e Aleancës Verikatlantike, transmeton Insjaderi.com.

Kjo thirrje e hap rrugën edhe për planin i cili nuk i pëlqen Rusisë, vlerëson agjencia amerikane.

Maqedonia dhe Greqia muajin e kaluar kanë arritur marrëveshje sipas të cilës Maqedonia do ta ndryshoj emrin në Maqedonia Veriore, ndërsa Athina si shkëmbim, i ka debllokuar përpjekjet e fqinjës së saj veriore që të anëtarësohet si në NATO ashtu edhe në BE.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltengberg, në konferencë për gazetarë ka thënë se është marrë vendim në samit që të nisin negociatat me Shkupin dhe se kur të gjitha procedurat e brendshme finalizohen, gjegjësisht kur emri i ri futet në Kushtetutë, Ish Republika Jugosllave Maqedonia do të bëhet anëtare e 30-të.

“i mbetet qytetarëve të vendosin. Ky është rasti i vetëm në jetë. Ose do ta përkrahin marrëveshjen dhe të hyjnë në NATO ose do ta hedhin poshtë marrëveshjen me Athinën dhe nuk do të bëhen anëtare e NATO-s”, ka theksuar ai.

Ai e ka përshëndetur marrëveshjen e Shkupit me Athinën, duke porositur se tani qytetarët do të vendosin dhe se kjo është një zgjidhje e thjesht.