24.05.2017

Mushkolaj: Në vend të ndëshkimit kryeministri Mustafa e shpërbleu Todosijeviqin

21 Prill 2017

Analisti Imer Mushkolaj, nëpërmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar emërimin e Ivan Todosijevic ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, i propozuar nga Lista "Srpksa".

Sipas Mushkolajt, Qeveria në krye me Isa Mustafën, në vend që ta ndëshkojë Todosijeviqin për udhëheqje të strukturave paralele, ai po shpërblehet.

“Në vend se të arrestohet, pasi që udhëheq një strukturë ilegale, duke shkelur rendin kushtetues të Kosovës, Ivan Todosijeviq shpërblehet me post ministri”, ka shkruar analisti.

Këtë Mushkolaj e ka lidhur me lëshimin e urdhërarrestit ndaj deputetit Albin Kurti, për shkak të mungesës së tij në seancën për gazin lotsjellës.

“Ndërkaq, arrestohen ata që kundërshtojnë këto struktura ilegale”, ka përfunduar ai./express/