25.06.2017

Ministrja e Brendshme britanike: Sulmi në xhami, akt terrorist

19 Qershor 2017

Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd ka thënë se \"policia po e trajton sulmin pranë një xhamie si një incident terrorist.

Ajo shtoi se \"londinezët janë goditur me një seri sulmesh që në fakt janë pasur me akte heroike\".

\"Ne jemi zgjuar përsëri me një incident të tmerrshëm në Londër. Një sulmues ka marrë një furgon dhe e ka drejtuarë mes një grupi njerëzish të pafajshëm në Finsbury Park. Ka një të vdekur dhe disa të plagosur”, njoftoi Rud.

Ajo shtoi se ende nuk kishte shumë detaje për sulmuesin.

\"BBC\" raporton se një kamion u fut qëllimisht mes këmbësorëve , të cilët sapo kishin falur lutjet e ramazanit.

Dëshmitarë okularë kanë thënë se i dyshuari ishte ndaluar nga vetë njerëzit në vendngjarje , derisa mbërriten forcat e para të policisë.