23.10.2017

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Krahasimi që po i bëhet Kosovës me Katalonjën është i pavlerë

13 Tetor 2017

Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Katalonjën është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë.

Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e saj në BE.

“Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Katalonjë me atë të Kosovës”, ka thënë Kurz.

Këtë deklaratë Kruz e ka thënë në një intervistë për median serbe "Tanjug", gjatë një vizite që e pati në Serbi.