20.10.2019

Ministrat e PDK-së bojkotojnë mbledhjen e thirrur nga Haradinaj

26 Korrik 2019

Një javë pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka ftuar për sot mbledhjen e Qeverisë.

Ministrat e PDK-së nuk do të jenë prezentë në këtë mbledhje, ndërsa ftesës do t’i përgjigjen pozitivisht ministrat e Nismës, shkruan Zëri.

Ndonëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet qartë se në momentin që kryeministri jep dorëheqje Qeveria bie.

Haradinaj ka thirrur për sot mbledhje të Qeverisë në largim.

Disa prej ministrave që janë pjesë e PDK-së, partisë me të cilën deri më tash ka bashkëqeverisur Haradinaj, mospjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e sotme e kanë arsyetuar duke thënë se nuk gjenden në Kosovë.

Ndërkohë njohësit e çështjeve juridike thonë se pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit Qeveria në largim nuk ka më kompetencë për të marrë asnjë vendim.