23.10.2018

Milaim Zeka reagon pas padisë së Ramiz Lladrovcit: Nëse nuk i posedoj letrat, jap dorëheqje

17 Maj 2018

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka reaguar pasi kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka paditur atë për fyerje dhe shpifje.

Zeka në Facebook ka shkruar se nëse nuk i posedon letrat, duke aluduar në disa prova, thotë se do të japë dorëheqje nga posti i deputetit.

‘Nese nuk i posedej letrat: 1. Jap doreheqeje nga posti deputetit’, ka shkruar Zeka, raporton Periskopi.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur deputetin e Nismës, Milaim Zekën për shpifje dhe fyerje ndaj tij, me ç’rast ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim.

‘Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shkruar Lladrovci në Facebook, transmeton Periskopi.

‘Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka’, ka shtuar i pari i Drenasit.

Deputeti Milaim Zeka dje ka adresuar fjalë të rënda ndaj kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, me të cilin ka shkëmbyer akuza të rënda.

Zeka e ka quajtur budalla të parin e Drenasit.

“Ramiz Lladrovci është sinonimi i budallakisë më të rëndë të një njeriu shqiptar”, është shprehur Zeka.

Zeka ka deklaruar se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit, përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi.

Zeka, në emisionin “Debat Plus”, ka deklaruar se këto të cilat po i thotë janë punë e Prokurorisë.

“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka.

Zeka thotë se ky reagim akuzues i Lladrovcit vjen pasi Hashim Thaçi, nëpër tubime të ndryshme partiake dhe rrethe të ndryshme shoqërore e kishte akuzuar Ramiz Lladrovcin si keqpërdoruesin më të madh të fondeve “Vendlindja Thërret”./Periskopi/