25.08.2019

Meta dekreton Ramën ministër të Jashtëm

18 Janar 2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar kryeministrin Edi Rama, për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në deklaratën e lëshuar nga Presidenca thuhet se emërimi i kryeministrit edhe në detyrën e ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashihet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Kandidatura e kryeministrit iu dërgua kreut të shtetit pas refuzimit të këtij të fundit për kandidaturën e kosovarit Gent Cakaj, për postin e ministrit të Jashtëm.