12.11.2019

Mërgimtari hyn me veturë në sheshin e Prishtinës

13 Gusht 2019

Një veturë me targa të huaja ka hyrë në pjesën që është e paraparë vetëm për këmbësorë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në fotografinë e publikuar shihet se si vetura me targa të huaja është ndalur në shesh, gjë që është e ndaluar.

Madje siç shihet në pamje, duket se shoferi është duke bërë muhabet të mirë dhe nuk ngutet ta largojë veturën nga aty.