24.11.2017

Memli Krasniqi flet takimit të krerëve të PAN-it

12 Gusht 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka cilësuar si të rregullt takimin e krerëve të koalicionit PAN,  Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt me ish-deputetin e LDK-së, Ukë Rugovë i akuzuar për krim të organizuar.

“Është takim i rregullt nuk është asgjë e jashtëzakonshme në takime të vazhdueshme si partner të koalicionit. Është në bazën e takimeve gati ditore por që u bë medial për shkak se u takuam në një vend publik s’ka asgjë të jashtëzakonshme është një koalicion stabil dhe është takim i rregullt që pritën të vazhdohen edhe në ditët e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi më tutje në një intervistë për Insajderin ka pranuar se në këtë takim është diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, ai ka treguar se për këtë çështje është biseduar edhe në të kaluarën dhe do të bisedohet edhe në të ardhmen.

“Këto tema nuk kanë qenë tema primare nga asnjërën prej partnerëve të koalicionit ne momentalisht jemi të fokusuar tek procedura për formimin sa më të shpejt të institucioneve ndërsa për bisedimet për këtë çështje janë biseduar më herët dhe do të bisedohen edhe në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi më tutje ka deklaruar se çështja e numrave për krijimin e qeverisë nuk kanë qenë asnjë herë problem për koalicionin PAN dhe se pret që sa më shpejt të krijohet qeveria por nuk ka pranuar të jap ndonjë datë për këtë çështje.

“Nuk ka qenë problemi i numrave asnjëherë dhe nuk është as tash me rëndësi është që me pas institucione sa më stabile dhe me mundur me fillua me punuar qysh në ditën e parë. Objektivi ynë është sa më shpejt të krijohen por që nuk mund të flitet për data të sakta”, ka deklaruar Krasniqi./Insajderi.com/