21.08.2018

Mediat serbe: Kosova me fusnotë në Deklaratën e Samitit të Sofjes (Dokument)

17 Maj 2018

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Sofjes kanë miratuar Deklaratën dhe Aneksin në të cilën, sipas raportimit të medieve të Beogradit, Kosova përmendet me fusnotë.

Në njërën nga pikët e Aneksit shkruan: “Të mbështetet lufta kundër mosdënimit përmes përkrahjes së Mekanizmit për Tribunalin ndërkombëtar penal dhe Kosovën (*)”shkruan në atë dokument.

Ndërsa shpjegimi për fusnotën thotë: “Ky emërtim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Fusnota për herë të parë është shfaqur më 2012, kurse të gjitha përfaqësitë e trupave të OKB-së në Kosovë e shtuan fjollën dhe fusnotën, e cila thirret në Rezolutën 1244.