24.06.2019

Me 14 janar, pritet të zyrtarizohet fuqia e klanit “pronto” në Këshillin Prokurorial

11 Janar 2019

Këshilli Prokurorial i Kosovës nga e hëna pritet të bëhet me kryesues të ri. Bahri Hyseni i cili në vitin 2016 u bë i njohur nga përgjimet e “Dosjes së Shefave”, pritet të zgjidhet në krye të KGJK-së.

Gazeta Insajderi ka raportuar këtë javë se si është arritur konsensus brenda këshillit që njerëz të caktuar të drejtojnë sistemin prokurorial. Bahri Hyseni pritet të bëhet kryesues i KPK-së, në vend të Blerim Isufajt, të cilit i kalon mandati tre-vjeçar.

Hyseni, në përgjimet e publikuara nga Insajderi,  telefonohet nga Adem Grabovcit, i cili diskuton për punësimin e tij si anëtar i Bordit të KOSTT-it, (Transmisioni i Tregut). Bidseda ishte zhvilluar më 5 nëntor 2011.

“Po, unë s’kom kunkuru o shef”, i thoshte Hyseni, Adem Grabovcit në vitin 2011.

Hyseni nuk e kishte pranuar këtë vend pune. Donte diku tjetër. Megjithatë, linte të hapur mundësinë që kudo që vendosin “Shefat”, ai do të pranonte. Hyseni më vonë ishte bërë prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt dhe anëtar i Komisionit për Akte Normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Aktualisht është anëtar i Këshillit Prokurorial.

Blerim Isufaj, nga ana tjetër pritet të zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ai do ta pasojë Reshal Millakut, i cili ka arritur moshën e pensionit.

Takimi i 160 i këshillit i cili pritet të filloj nga ora 10:00 përvec zgjedhjes së kryesuesit, ka në redn dite edhe planin e punës së komisionit për vlerësimin e performancës së Prokuorrëve për citin 2019 si dhe vlerësimin e performancës së sekretarit të  këshillit për vitin 2016-18.

Sipas burimeve të Insajderit në Prokurorinë e Shtetit, pritet të zgjidhet, Jetish Maloku. Ai momentalisht është kryeprokuor i Prokurorisë së Gjilanit.

Këto zgjedhje konsolidojnë fuqinë e klanit “Pronto”, në kohën kur prokurorja, Drita Hajdari po lufton për të dëshmuar fajësinë e të akuzuarve në krye me Adem Grabovcin.