19.09.2017

Mblidhet PDK, diskutohet për reformën brenda partisë

17 Korrik 2017

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sot gjatë ditës ku ka diskutuar për zhvillimet në vend.

Burimet e Indeksonline brenda mbledhjes së PDK-së kanë treguar se me theks të veçantë është diskutuar për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 tetor.

Sipas burimeve, PDK nuk ka diskutuar fare për konstituimin e Kuvendit të Republikës dhe as për qeverinë e re por është folur për reformat në PDK në prag të zgjedhjeve lokale./Indeksonline/