22.03.2019

Mbi 50% e serbëve nuk do ta dëshironin shqiptarin për edukator të fëmijës së tyre

5 Mars 2019

Shqiptarët e romët nuk i dëshirojnë në familjet e tyre 57 për qind e banorëve të Serbisë, ndërsa për mbi gjysmën e kësaj popullate shqiptari është i padëshiruar të jetë edukator i fëmijës së tyre.

Këto të dhëna nga sondazhet e bëra në Serbi u prezantuan sot në një tryezë të rrumbullakët në Beograd, që kishte titullin "Avancimi i kornizës normative të politikës integruese për pakicat", raporton FoNet-i, transmeton Koha.net.

Po sipas rezultateve të këtij sondazhi, 9 për qind e të rinjve në Serbi nuk parapëlqejnë të shoqërohen me boshnjakë, sikurse as me shqiptarë, kroatë e romë.

Një shumicë e të anketuarve mbështet shtetin e pastër etnikisht.

Sa u përket paragjykimeve nuk dallojnë përfaqësuesit e organeve të pushtetit nga "njerëzit e thjeshtë".