25.04.2018

Macron: Së pari ta rregullojmë veten, Ballkani të presë

17 Prill 2018

Kryetari francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkim i Europain nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj derisa të mos integrohet më thellësisht dhe të mos zbatojë reforma, transmeton Koha.net.

Macron në adresimin ndaj deputetëve në Parlamentin Europian në Strasbourg, ka thënë se dëshiron ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në projektin europian, porse tash nuk është koha për anëtarësime të reja.

“Do ta përkrah zgjerimin vetëm nëse paraprakisht zbatohet thellimi i reformave të Europës sonë”, ka theksuar ai.

Macron ka thënë se nuk dëshiron që Ballkani t’i kthehet Turqisë ose Ballkanit por nuk dëshiron që BE, e cila tash vështirë funksionon me 28 anëtarë e nesër me 27, të vendosë për të pranuar anëtarë të rinj me rregulla të njëjta.