24.08.2019

'Lufta' njëvjeçare mes Thaçit e Haradinajt

15 Maj 2019

Ideja për korrigjim të kufirit Kosovë - Serbi ka bërë që presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj të mos reshtin së përplasuri deklarativisht gjatë dhjetë muajve të fundit. Derisa Thaçi po insiston në korrigjim të kufirit, Haradinaj është barrikaduar fuqishëm kundër këtij opsioni, shkruan sot Gazeta \"Zëri\".

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë nisur “luftën” verbale sa i përket çështjes së kufijve. Menjëherë pas muajit qershor 2018, kur nisi zyrtarisht faza finale e dialogut Kosovë - Serbi, kreu i shtetit shpërfaqi në publik idenë e korrigjimit të kufirit.

Ky opsion pati ngjallur reagim të menjëhershëm të shefit të ekzekutivit, sipas së cilit ideja për lëvizje kufijsh paraqiste ftesë për një tragjedi të re në Ballkan, shkruan më tutje Gazeta 'Zëri'.

Hendeku i thellë në qëndrime rreth kufijve mes Thaçit e Haradinajt po vazhdon edhe sot, ndonëse muajin që vjen bëhet një vit prejse kanë filluar negociatat në kuadër të etapës përmbyllëse.