20.06.2018

Lirimi i pagesës doganore për këtë kategori, kjo është procedura që duhet bërë

13 Janar 2018

Ligji i ri për automjete në Kosovë, i cili ka hyrë në fuqi që nga 27 qershori parasheh rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave. Me këtë ligj shumë qytetarë nuk pajtohen për aryse se nuk munden të regjistrojnë vetura më të vjetra se 10 vite.

Mirëpo, ekzistojnë disa persona për të cilët nuk vlen kjo rregull.

Bëhet fjalë, për personat me aftësi të kufizuar që kanë lehtësim në këtë çëstje. Të njëjtit lirohen prej akcizës doganore.

Në një përgjigje për “Indeksonline”, Dogana e Kosovës ka treguar se cilat dokumente duhet ti kenë këta persona që të mund të lirohen prej kësaj pagese.

Sipas këtij institucioni, automjetet e liruara nga detyrimet doganore nuk mund ë huazohen, të jepen me qira apo edhe të trasnferohen tek personat tjerë.

Mirëpo, në praktikë del të jetë paksa më ndryshe. Personi në fjalë, mund që të autorizojë një shoqërues për ta drejtuar automjetin veçëse këtë duhet ta bëjë brenda territorit të Republikës.

Me këtë rast,  shoqëruesit nuk i lejohet të vozitë veturën jashtë vendit.

Dokumentet të cilat janë të përcaktuar me Bazën Ligjore :Kodi Civil Nr: 03L-109, Doganor dhe i Akcizave në Kosovë, Aneksi “A” Neni 78 janë si:

“– Vendimin nga organi kompetent apo Komisioni (mendimin e konzoliumit te mjekeve të QKUK-së) që konfirmon vërtetimin e dëmtimit trupor.

– Ne rast se personi është përfitues i pensionit invalidore vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale MPMS.

– Leja e Qarkullimit te automjetit

– Patentë shoferi.

– Libreza e HANDIKOS-it

– Atesti nga organi kompetent, që vërteton se  automjeti i  përshtatet për ngasje personit me nevoja te veçanta.

– deklaratë me shkrim se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejte.

Ndryshe, Ligji i ri për automjete parasheh edhe ndëshkime për të gjithë ata që bëjnë ndërrimin e kilometrave të veturave. Po ashtu me këtë Ligj, personi që bënë regjistrimin e automjeteve duhet të paguajë edhe taksat e tjera siç është taksa për tatim në pronë em qëllim të inkasimit të hyrave në buxhetin e Republikës së Kosovës.