23.10.2017

“Natali Veliajt e Besarta Kastratit u hodhën barna neuropsikiatrik në ushqim”

13 Tetor 2017

Avokati i Natali Veliajt, Ramë Dreshaj ka thënë për Insajderin se sot është kontaktuar nga klientja e tij e cila i ka treguar se në ushqim asaj dhe Besarta Kastratit, në burgun e Lipjanit u janë hedhur hapa “Neuropsikiatrik”.

“Në mënyrë permanente e kanë jetën në rrezik dhe sipas informatave që i kam ato nuk po lejohen nga stafi i burgut me thirrë inspektorin e shërbimit korrektues, Muhamer Bikliqin, që të sqarohet në tërësi rasti”, tha Dreshaj.

Natali Veliaj është e dënuar me 12 burgim për krim të organizuar dhe shpërlarje parash, burgun është duke e vuajtur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Mirëpo Veliaj ka probleme shëndetësore me zemrën dhe ka hasur në vështirësi brenda Qendrës Korrektuese pasi që për një kohë nuk i është aprovon ushqimin e rekomanduar nga mjeku kardiolog./Insajderi.com/