19.06.2018

“Më shumë se 80 % të kohës Vuçiq ia kushton Kosovës”

14 Qershor 2018

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi më shumë se 80 për qind ia kushton gjetjes së zgjidhjes së çështjes së Kosovës me kompromis, por për kompromis janë të nevojshme të paktën dy palë e në këtë rast shumë sosh , ka vlerësuar sot kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, transmeton Koha.net.

Ajo, duke u përgjigjur në pyetjen se pas marrëveshjes rreth emrit të Maqedonisë po shtohen presionet ndaj Serbisë që të zgjidhet çështja e Kosovës, ka theksuar se Prishtina vetë ka thënë se nuk ka politikë të vet të jashtme, porse politika e saj e jashtme është politika e jashtme e SHBA-së.

Sipas fjalëve të saj , siç përcjell FoNet, SHBA-ja është partnere me të cilën duhet shikuar se cili është ai kompromisi afatgjatë si dhe me Brukselin i cili është garantues i marrëveshjeve që nuk po zbatohen.