29.06.2017

Latif Gashi, Hajredin Kuçi e Justina Pula, me vetëdëshirë largohen nga lista

19 Maj 2017

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka finalizuar listën e saj me kandidatët për deputetë për legjislaturën e ardhshme, raporton KosovaOnline.info.

Ndërkhë, siç raporton Klan Kosova, Latif Gashi, Justina Shiroka-Pula dhe Hajredin Kuçi nuk janë në listë. Ata kanë thënë se me vetëdëshirë kanë hequr dorë nga të qenit pjesë e listës zgjedhore.

Anëtarë tjerë të PDK-së nuk kanë dashur të komentojnë nëse janë apo jo pjesë e garës, por kanë thënë se e rëndësishme për ta është fitorja e PDK-së./KosovaOnline.info/