24.05.2018

LAJMI I FUNDIT: Vendoset flamuri shtetëror te "Rrethi”

13 Shkurt 2018

Pas vjedhjes së flamurit të Kosovës, i cili ishte punuar të vendoset te\"Rrethi”, tani është vendosur një flamur tjetër.

Ky flamur është me përmasa më të vogla se ai që u vodh nga persona akoma të panjohur.

Ky flamur u vendos pas heqjes së atij kombëtar që ishte vendosur nga Komuna e Prishtinës.

Vetëm pak orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha urdhër për vendosjen e flamurit, kompania e kontraktuar e bëri një veprim të tillë duke e vendosur atë.

Derisa kompania e vendosi atë, forca të shumta të policisë ishin afër vendit të ngjarjes. Për vendosjen ose jo të flamurit në këtë vend, së fundi kishte shpërthyer një debat i ashpër në rrjetet sociale.