13.12.2018

Kurti ia përmend Qeverisë mos blerjen e helikopterëve

14 Mars 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha të mërkurën në Kuvend se kjo Qeveri ka dështuar ta pajisë me helikopter vendin, ani pse kjo do të mund të realizohej.

Këto komente ai i ka bërë në debatin i cili po zhvillohet në Kuvend në lidhje me debatin për 100 ditëshin e Qeverisë iniciuar nga LDK-ja.

Ai tha se s’ka pasur interesim që kjo të ndodhë, edhe pse FSK është e mundshme të pajiset me helikopterë.

“Sa i përket ushtrisë, neni 10.2 në ligjin për FSK thotë se FSK është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitete sulmuese ajrore. Është e mundshme që FSK të ketë helikopter, por nuk kanë qenë të interesuar për një gjë të tillë. Thuhet se FSK duhet të ketë armatim të lehtë. A e dini çka është armatimi i lehtë? Çdo armatim që nuk ka nevojë për tërheqje të motorizuar quhet armatim i lehtë. Ne nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë që na ofron kushtetuta dhe ligji për FSK”, tha Kurti.