20.05.2018

Kryeministri i Malit të Zi tregon çka i tha Haradinajt për Demarkacion

14 Shkurt 2018

Pas përfundimit të takimit, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po mbajnë një konferencë për media, shkruan Periskopi.

Në këtë konferencë, të dy kryeministrat konfirmuan se gjatë takimit nga diskutuar edhe për çështjen e Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se ky proces sa i përket shtetit të tij është i përfunduar.

“Kemi hapur edhe këtë çështje, dy qeveritë duhet të bisedojnë edhe për këtë çështje të rëndësishme për dy vendeve. Ky proces sa i përket Malit të Zi ka përfunduar, ndërsa Kuvendi i Kosovës nuk e ka ratifikuar atë. Mali i Zi dëshiron që si një fqinj i mirë të ndihmojë që kjo çështje të zgjidhet. Kemi biseduar për këtë me qëllime të mira. Të diskutojmë e të gjejmë zgjidhje që të ratifikohet demarkacioni dhe Kosova ta plotësojë një nga kriteret për integrim evropian”, tha kryeministri malazez.

Ndërsa Haradinaj tha se shpreson që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

“Ekziston vullnet i mirë që të gjendet një dalje nga kjo situatë. Jam me shpresë se do të gjendet një zgjidhje”, tha shkurt Haradinaj./Periskopi/