16.08.2017

Korab Sejdiu flet për bashkëpunimin me PAN-in

12 Gusht 2017

Derisa drejtues të koalicionit PAN po llogaritin në votat e AKR’së, kështu nuk mendon deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Korab Sejdiu.

Ai për KTV’në ka thënë se ka garuar që të bëhet deputet dhe jo pjesë e ekzekutivit të vendit.

‘Unë nuk dua të komentoj raste hipotetike, por nga fillimi kam thënë që vota ime nuk do të shkojë drejt një koalicioni ku në përbërje është PAN në formatin aktual. Të gjithë deputetët kanë obligim të vendosin në të mirë të vendit dhe qytetarëve, dhe PAN në formatin aktual nuk  është në të mirë të vendit dhe qytetarëve. Kjo aq më tepër ngarkon LAA dhe LVV me përgjegjësi morale shtesë që të bashkojnë forcat në mënyrë urgjente dhe të mendojnë për të mirën e vendit e jo për interesa të ngushta partiake ose personale”, tha Sejdiu.

Ndërkaq, të hënën nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, edhe pse përfaqësuesit e koalicionit PAN e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë as në këtë seancë.