23.09.2018

Komandanti i FSK-së: Ushtria brenda muajve të ardhshëm

14 Shtator 2018

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka folur rreth shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.

Rama ka thënë se tashmë ëshë në dorën e Kuvendit se kur do të shndërrohet FSK-ja në ushtri.

E kur është pyetur për datën e sakt të formimit të ushtrisë, Rama ka thëën se një gjë e tillë do të ndodh në muajt e ardhshëm.

“Kjo tashmë është proceduar e parlamentit. Ata i kanë rregullat e veta. Brenda muajve, sepse ka procedurë. Ushtria dhe FSK-ja do të bëhet edhe pa mua dhe pa ministrin. Ky është një proces i pa ndalshëm. Jemi në këtë procs,jemi në fazën e parë”, ka thënë Rama në emisionin Frontal të T7.

Rama ka thënë se FSK-ja që pritet të shndërrohet në ushtri, do t’i kontribuojë stabilitetit dhe paqes në rajon.

“ Nuk ka lidhje  me atë çështje, sepse kompetencat që do t’i jepen në bazë të ligjit. Nuk ka logjik që të ketë ndalesa. Është me rëndësi që këto ligje të aprovohen. Ne jemi institucion stabilizuar por edhe në regjion. Do të punojmë me të gjithë. Duke përfshirë ndërkombëtarët dhe vendorët”, ka shtuar komandanti i FSK-së.

Sipas tij i gjithë ky proces për transformimin e FSK-së në ushtri është transparent.

“Asnjë element nuk e kemi fshehur. Qëllimi kryesor i joni është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket reagimit të ambasadës së SHBA-së rreth shndërrimit të FSK-së në ushtri, Rama thotë se nuk janë duke e bërë këtë gjë krye në vete, dhe thekson se gjatë gjithë rrugëtimit të FSK-së janë konsultuar me NATO-n.

“Është mirë me marrë në kontestin se si e ka thënë. Unë në këtë rast duhet t’i falendëroj partnerët tonë strategjik. Absolutisht ne nuk jemi të interesuar të bëjmë diçka krye në vete.  Ne jemi sikurse fëmijë të NATO-së, ata na kanë rritë. Krijimi i ushtrisë është në të mirën e NATO-s”, ka përfunduar Rama.