18.12.2017

Koci tregon kur do të bëhen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale

17 Korrik 2017

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale nuk do bëhen para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.

Përmes një statusi në Facebook, Koci thotë se beson në këtë, duke e ditur mirë se si funksionojnë tribunalet dhe duke pasur parasysh operandin e Prokurorisë, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij:

Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dēshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës.

Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta.

Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm./Indeksonline/