24.09.2018

Këto janë fjalët e nënës së Aulon Zekës, pas vëndimit të Gjykatës

16 Prill 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e të riut Aulon Zeka.

I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj.

I mituri i parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar për ndihmë në fshehjen e veprës penale dhe i mituri i tretë moslajmërim të veprës penale.

Pas përfundimit të kësaj seance, nëna e Aulon Zekës është shprehur e dëshpëruar me këtë vendim.

“Me i vra në shesh ata të tre është pak”, deklaroi ajo para mediave./Indeksonline/