24.09.2017

Këta janë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës që zëvendësojnë ministrat

13 Shtator 2017

Pas formimit të Qeverisë së Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, disa nga deputetët e PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së janë bërë ministra. Marrja e pozitave në qeveri, ka bërë që ata të zëvendësohen në Kuvend me emra të rinj.

Sot në KQZ janë bërë zëvendësimet e tyre, shkruan lajmi.net.

Kështu që në vend të Ramush Haradinajn, deputet rikthehet Nait Hasani i PDK-së. Fadil Beka po ashtu i PDK-së zëvendëson Fatmir Limajn e Nismës, ndërkaq Enver Hoti i Nismës zëvendëson Enver Hoxhajn e PDK-së.

Gani Dreshaj i AAK-së do ta zërë vendin e Rrustem Berishës po ashtu i AAK-së. Edhe Bekë Berisha i partisë së Ramush Haradinajt do ta zëvendësojë Pal Lekajn e AAK-së.

Imet Rrahmani i LDK-së do ta zëvendësojë Behgjet Pacollin e AAK-së, kurse Bahrim Shabani zëvendëson Rasim Demirin e komuniteteve pakicë joserbe./Lajmi.net/