23.04.2017

“Kadri Veseli po kërkon arsye ta çojë vendin në zgjedhje”

21 Prill 2017

Deklarata e Kadri Veselit se demarkacioni do të shkojë javën tjetër në Kuvend, ka nxitur reagime në sferën politike.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se Veseli nuk po ka si t`i tregojë ndryshe kryeministrit Isa Mustafa se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjellë Indeksonline.

“Idea ,,brillante,, e Kadrushit që javën e ardhshme të procedon Demarkacionin në Kuvend ka të bëj me atë që të krijohet një arsye për me i thën shokut Isa se po shkojm në zgjedhje të jashtëzakonshme se nuk shkon më... Ma mir von se hiq!”, ka shkruar ai.