23.04.2017

Kadaj-Bujupi: Qeveria persekuton opozitën që t’i mbulojë dështimet e veta

21 Prill 2017

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar për arrestimin e tre aktivistëve të kësaj lëvizje, Blerim Maqastena, Veton Dragusha dhe Deni Rakoci, si dhe për fletarrestin për Albin Kurtin.

Ajo ka thënë se ky përsekuptim që po i bëhet opozitës, është tendencë e Qeverisë për t’i mbuluar dështimet e saj.

Postimi i plotë i Donika Kadaj-Bujupit në Facebook:

Qeveria e Isa Mustafes dhe Kadri Veselit të gjitha dështimet në qeverisjen e tyre po mundohet ti mbuloj përmes persekutimit të Opozitës.

Fletarresti për Albin Kurti dhe arrestimi i aktivistëve Blerim Maqastena Veton S. Dragusha dhe Deni Rakoci është përpjekje e pushtetit për të shtypë Opozitën.

Prej mëngjesi ka filluar përndjekja masive dhe arrestimi i aktivistëve të VETEVENDOSJES. Urdhërarrest për Albinin në një seancë ku mungoi prokurorja e regjimit, sepse është duke u “avancuar”. Me dëshmitarë të korruptuar e fytyra që në kohën e UDB merrnin medalje për vrasje të shqiptarëve vazhdoi sot te zbatohet \"drejtësia\" në Kosovë me urdhëra të akterve te njëjtë nga e kaluara, metoda te njëjta për të cilat dikush do te skuqet nesër.

Sidoqoftë, pavarësisht qe e shfrytëzojnë pushtetin për të na persekutuar, burgosur e përndjekë; proceset shoqërore demokratike s’mund të ndalen Lëvizja VETVENDOSJE! po vjen dhe më të edhe çlirimi!