13.12.2018

Juncker paralajmëron luftëra në Ballkan: Rrezikojmë ta shohim atë që pamë në të ’90-at

17 Prill 2018

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar sot se, nëse vendet e Ballkanit humbin shpresat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, luftërat mund të shpërthejnë në këtë rajon.

“Nuk do të dëshiroja të shoh sërish luftra në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Juncker në Parlamentin Evropian, shkruan Periskopi.

“Nëse shtetet e këtij rajoni kompleks, unë e quaj tragjik, humbin rrugën e perspektivës evripian, do të kemi sërish përvoja të njëjtja me të të ’90-ve”, ka thënë tutje Juncker.

Junkcer ka folur edhe më herët për mundësinë e luftërave në Ballkan.

Ndërkohë, në muajin maj në Bullgari do të mbahet samitit i përbashkët i BE-së me vendet e Ballkanit, edhe pse deri më tani asnjë shtet i Ballkanik nuk është afër anëtarësimit në BE.