16.08.2017

Ja si e parkon veturën mërgimtari në Mitrovicë (Foto)

11 Gusht 2017

Mërgimtarët që vijnë për pushime në Kosovë, jo rrallë herë marrin vëmendjen e të tjerëve me gjërat që bëjnë.

Duke nisur nga e folura, mënyra e veshjes, qëndrimit e edhe qarkullimit në komunikacion, “shacat” dallohen nga qytetarët e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Një rast i tillë sot ndodhi në mes të qytetit të Mitrovicës. Lexuesi i Indeksonline ka dërguar një foto ku shihet vetura me targa të Zvicrës e parkuar në mes të rrugës, në vendin me gjelbrim ku është e ndaluar.