25.06.2017

Ja sa qytetarë i priti në zyrën e saj për një vit deputetja e Drenicës

20 Prill 2017

Ajo është një prej deputeteve më aktive në Kuvendin e Kosovës. Tash e një vit deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka hapur derën e zyrës së saj në Kuvend për t'i pritur qytetarët dhe për t'i dëgjuar hallet e tyre, raporton KosovaOnline.info.

Deputetja Musliu thotë se për një vit në zyrën e saj në Kuvend ka pritur afër 1 mijë e 300 qytetarë.

Ja postimi i Musliut në Facebook:

Sot u bënë një vit qe kam filluar orarin e rregullt per te pritur qytetar ne Kuvendin e Kosovës.

Per nje vit zyren time e kane vizituar 1257 qytetar te moshave dhe profesioneve te ndryeshme te dy gjinive. Per nje vit rresht kami ndare storje te ndryeshme sebashku, kemi kaluar momente te ndjeshme, shume nga ta shkelnin per here te pare ne ambientet e Kuvendit, kishte raste kur me droj me pyesnin se: „a me lënë të hyjë në Kuvend?“

Edhe pse jo çdoherë problemet e tyre adresë kishin Kuvendin u mundova qe secilit t’i kushtoj kohe dhe trajtim te dinjitetshem.

Fatkeqsisht 75% te rasteve ishin te rinje e te reja me pergaditje universitare te cilet nuk gjenin dot nje vende pune. 25% te rasteve ishin te ndryeshme si zvarritja e lendeve ne gjykata, probleme pronsore, ankesa per fryrjen e fakturave te energjise elektrike, shkelje e te drejtave te punetorve ne sektor privat e publik, probleme te personave me aftesi te kufizuara etj. Te gjitha kerkesat dhe problemet qe kane qene per tu adresuar ne Kuvend dhe institucione tjera i kam adresuar permes pyetjeve parlamentare dhe diskutimeve ne Kuvend apo permes shkresave e takimeve, per cka dua ti falenderoj institucionet relevante qe kane ofruar bashkepunim dhe jane pergjigjur ne pyetjet dhe shkresat qe u kam derguar.

Nga  ajo cka kam degjuar gjate ketyre takimeve:

Perfundimisht mendoj qe kjo  klase  politike duhet te gjeje force te dal mbi interesat personale e partiake per  te kontribuar ne  zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve te punes. Kemi humbur mjafte kohe duke u marre me njeri tjetrin eshte koha qe  te rinjeve tane t’ua kthejme shpresen dhe besimin per nje jete te dinjitetshme ne vendin, shtetin e tyre./KosovaOnline.info/