17.12.2018

Hoti thotë se LDK'ja po përgatit strategji për rrëzimin e Haradinajt

16 Korrik 2018

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij po përgatit strategjinë e veprimit për të ndalur, siç është shprehur ai, menaxhimin e keq të Qeverisë nga Ramush Haradinaj.

Megjithatë, Hoti ka lënë të kuptohet se ky tentim mund të zgjasë edhe me muaj.

Sipas tij, LDK'ja do të jetë një opozitë e fuqishme në Kuvendin e Kosovës.

"Sot me Grupin Parlamentar te LDK-se po pergatisim strategjine e veprimit te Grupit tone per javet dhe muajt e ardhshem", ka shkruar Hoti në Facebook.

"Grupi eshte i vendosur per opozite te fuqishme dhe ndalje te kesaj keqeverisje", është shprehur ai.

"Sjellja jone ne seanca do te jete e qarte dhe e vendosur. Vullneti ekziston dhe mbeshtetja qytetareve nuk ka qene asnjehere me e madhe", ka thënë Hoti.