21.02.2018

Hoti: Flamuri shtetëror të vendoset sa më lartë e dinjitetshëm

14 Shkurt 2018

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK e mbështet rivendosjen e flamurit shtetëror tek rrethi, sa më lartë e dinjitetshëm, transmeton Koha.net.

Sipas tij, ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit.

Ky është postimi i tij i plotë:

“LDK e mbeshtet rivendosjen e Flamurit te shtetit te Kosoves tek rrethi - sa me lart e dinjitetshem. Ky flamur duhet te vendoset ne cdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit.

Ne cdo cep te botes qe te valoje Flamuri Kosoves, aq me krenare do te jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlores.

Dhe, me ndihmen e miqve, do ta veme Flamurin e Kosoves edhe ne OKB, ashtu sic e deshironte dhe kerkonte edhe Presidenti Rugova”.