19.10.2018

Haskuka: Kemi ngritur rreth 50 padi për ish-qeverisjen e Ramadan Mujës

14 Qershor 2018

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një intervistë ekskluzive për Periskopin, ka treguar për vështirësitë që po has në qeverisjen e Komunës, si pasojë e padive të shumta dhe borxheve që i ka lënë ish-qeverisja e Ramadan Mujës së PDK-së.

Haskuka ka treguar se ndaj Komunës së Prizrenit janë ushtruar diku rreth mbi 3000 padi, dhe se për çdo ditë thotë se iu duhet të paraqiten nëpër seanca gjyqësore.

“Një problem që vazhdon të jetë është numri i madh i lëndëve nëpër gjykata, që i bie 5-6 seanca gjyqësore në ditë. Një numër shumë i madh i padive ndaj Komunës së Prizrenit.Sipas përfaqësuesit në zyrën ligjore janë diku mbi 3000 lëndë gjyqsore”, ka thënë Haskuka për Periskopin.

E gjithë këto sipas tij do t’i kushtojnë Komunës së Prizrenit në aspektin financiar.

E për gjithë këto parregullsi, Haskuka ka treaguar që kanë dërguar rreth 50 lëndë në Prokurori, si pasojë e parregullsive që janë gjetur në drejtoritë e Komunës së Prizrenit.

“Ne jemi duke shkuar në mënyrë graduale nëpër të gjitha drejtoritë, dhe deri më tani, vetëm në drejtorinë e inspektorateve dhe në drejtorinë e administratës, kemi gjetur dikur rreth 50 raste që janë për hetim, që paraqesin shkelje të ligjeve të ndryshme dhe keqmenaxhim. Në atë aspekt, mundem me thanë , është që kemi evidentu të gjitha rastet, dhe i kemi dorëzuar në Prokurori, dhe kemi kërkuar që Prokuroria të bëj hetimet.E nëse Prokuroria nuk e bën një gjë të tillë, ne jemi angazhuar që të caktojmë edhe avokat nga jashtë, që të ngrisin padi, nëse Komuna nuk ka kapacitete”, është shprehur Haskuka.

Haskuka ka arritur që t’ia marr Partisë Demokratike të Kosovës Prizrenin 12 vjetesh qeverisje nga Ramadan Muja.

Ai postin e kryetarit e ka marr zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar./Periskopi/