19.06.2018

Haradinaj u përgjigjet deputetëve që e quajtën të dobët: Ky qyqani po ju vjen në interpelanca

14 Qershor 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pranuar mjaft kritika nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës duke e cilësuar atë si një kryeministër të dobët.

Ndërsa për këto thirrje që janë bërë në drejtim të tij, Kryeministri Haradinaj para të pranishmëve në Parlament pati përgjigje.

”Ky qyqani para juve po ju vjen në interpelanca. Mund të them se jam kryeministri i vetëm që i respekton këto kërkesa për raportim”.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ishte i ashpër ndaj kryeministrit Haradinaj, duke i thënë se kjo Qeveri nuk e ka fare brengë bujkun as fermerin.

Sipas tij, ndryshe kjo nuk mund të kuptohet fare një qasje e ministrit i cili nuk shkon fare në mbledhje të Qeverisë, e nuk paraqitet në Kuvend, por buxhetin për grante e ndanë për interesa të tij personale dhe partisë së tij.

“Mua me vjen keq ta përsëris, por Haradinaj është më së paku kryeministër. Atë nuk e pyet askush më brenda Qeverisë. Ai është në krye të Qeverisë ku secili anëtar punon për hesape të veta apo partisë së tij, duke e kthyer krejt pasurinë shtetërore në plaçkë dhe është evidente se buxheti i shtetit po keqpërdoret. Vendimet e Qeverisë për ndarje të buxhetit janë skandaloze. Ju jeni shumë i fuqishëm për të sharë e për të fyer kudo që ju jepet mundësia, apo për të larguar gratë nga foltorja, por kur është rasti që jeni duke diskutuar ju e pranoni se jeni plotësisht i pafuqishëm. Ju i keni duart e lidhura kryeministër për të vepruar për shkak të pazarit të turpshëm për krijimin e Qeverisë. Ju jeni i fuqishëm për të fyer e përçmuar rivalët politik shqiptarë. Ai që ju diku e quanit të ngratë, me të cilin ju nuk mund të konkurroni, e kishte shkarkuar një ministër serb. Tash po del se ju jeni i ngratë. Kryemi nistër ju i keni turpëruar miqtë tanë ndërkombëtarë me këto sjellje, fundi i juaj në politikë nuk do të jetë i lavdishëm”, tha Hoti.