17.02.2019

Haradinaj: Taksa nuk hiqet pa njohjen nga Serbia

18 Janar 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se nuk do të ketë heqje të taksës 100 për qind për mallrat serbe.

Gjatë një takimi me studentë nga Vjena dhe Venediku, Haradinaj ka thënë se Serbia nuk do të ketë treg në Kosovë, deri në njohjen e Kosovës.

Kjo sipas tij, nuk ndikon në raportet e Kosovës me SHBA-në, e cila ka kërkuar që të hiqet taksa.