22.05.2019

Haradinaj takon ambasadorin amerikan Kosnett, mësohet se çfarë biseduan

13 Mars 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim ata kanë biseduar për zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë, transmeton Indeksonline.

“Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt në facebook:

Në takimin e rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuam sot për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik.

Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur./Indeksonline/