20.07.2018

Haradinaj nuk u del në takim zjarrfikësve, ja kë e dërgon ai

12 Korrik 2018

Zjarrfikës të shumtë nga e gjitha Kosova për orë të tëra janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me qëllim të përmbushjes së kërkesave të tyre nga qeveria, raporton “Zëri.info”.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës u kanë premtuar atyre një takim të mundshëm me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj për t’i dëgjuar kërkesat e tyre por ky i fundit për shkak të agjendës së ngarkuar as pas 4 orësh nuk u ka dal në takim e tyre.

Ka qenë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ajo e cila ka dal para zjarrfikësve dhe u ka thënë atyre se kryeministri e ka agjendën e ngarkuar, por megjithatë ajo atyre u ka ofruar mbështetje duke u thënë që janë në dijeni të rrezikshmërisë së punës së tyre.

“Prej 2009 nuk është marrë askush me këtë çështje. Është lajm i mirë që tash do të merret dikush me juve do të jetë në vendim. Tani jeni në anën e ministrisë apo të komunave prandaj mbetet të diskutohet. Kjo do të zgjidhet me status dhe ne e vlerësojmë punën rrezikshmërinë dhe krejt angazhimin për punën e zjarrfikësve. Nuk është se ne nuk e dimë edhe vlerësojmë situatën por duhet të japim një zgjidhje të saktë. Kërkesën nga kryeministri që për shkak të agjendës”, ka thënë Gashi./zeri/