23.09.2018

Haradinaj: Kofi Annan pati rol të madh në kauzën tonë për liri

18 Gusht 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se sot bota ka humbur një nga diplomatët më tē njohur që për vite me radhë i kontribuoi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve në botë, Kofi Annan.

“Fituesi i çmimit Nobel, pati rol të madh në kauzën tonë për liri, duke mbështetur bombardimet e NATO-s dhe më pas shtetndërtimin e Kosovës. Do ta kujtojmë përherë, njeriun që kauzës sonë për liri dhe pavarësi i dha mbështetjen e duhur”, ka shkruar ai në facebook.