19.06.2018

Haradinaj jep një lajm të mirë për vizat

17 Maj 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, shkruan Periskopi.

“Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kosova, sipas tij, përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie.

“Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike. Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie”, ka shkruar Haradinaj, teksa njofton pjesëmarrjen e tij në një emision televiziv./Periskopi/