29.06.2017

Haradinaj e kalon testin e parë, më i guximshmi nga liderët

19 Maj 2017

Ramush Haradinaj e ka kaluar provën e parë për vendosshmëri.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i pari nga të gjithë liderët e partive politike që publikisht ka dalur me listën e deputetëve.

Përderisa partitë e tjera po vazhdojnë orvatjet me lista, Haradinaj me AAK-në këtë gjë e kanë bërë në mbrëmjen e kaluar.

Jo zyrtarisht mësohet se liderët e partive të tjera kanë frikën se në rast të pakënaqësive nga anëtarët e tyre, mund të ketë kalime në parti rivale, gjë e cila po i shtyen ata që të shtyejnë zyrtarizimin e listave./Indeksonline/