17.11.2018

Hahn tregon se kur mund të arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

14 Shtator 2018

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn, ka folur rreth zgjidhjes përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke mos përjashtuar kështu edhe ndryshimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve si pjesë të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy shteteve.

Sipas tij marrëveshja e arritur ndërmjet dy shteteve duhet të kontribuojë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit.

Megjithatë Hahn thotë se edhe Serbia edhe Kosova duhet të jenë në dijeni për shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare sa i përket çështjes së dialogut.

Hahn në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA ka thënë se është e mundur që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet nga mesi i vitit 2019.

Kujtojmë se takimi i fundit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel nuk është mbajtur, ndërkohë ende nuk dihet se kur do të jetë takimi i radhës.

Federica Mogherini ka paralajmëruar se në fundin e muajit shtator do të caktohet për takimin e radhës ndërmjet dy shteteve në Bruksel.