23.09.2018

Gjyqësori pezullon grevën

11 Korrik 2018

Pas zotimit nga KGJK-ja, KPK-ja dhe Ministria e Drejtësisë se do t’u realizohen kërkesat, administrata e gjyqësorit ka pezulluar grevën pasi është arritur një marrëveshje e përkohshme.

Asllan Rusinovci nga Sindikata e Judikaturës ka thënë të ketë marrë zotime se do të realizohen katër kërkesat e administratës së gjyqësorit.

Kryesuesi i KGJK-se, Nehat Idrizi nuk ka bërë të ditur nëse ka një afat për realizimin e kërkesave të punëtorëve, por ka thënë se disa prej veprimeve do të fillojnë pas dy javësh. E sipas Rusinovcit, takimet drejtë realizimit të kërkesave të punëtorëve do të fillojnë nga e enjtja.