17.11.2018

Flamuri i vogël që u vendos mbrëmë ‘te rrethi’, zëvendësohet me një më të madh (Foto)

14 Shkurt 2018

Flamuri i Kosovës u vendos mbrëmë tek rrethrrotullimi kryesor në Prishtinë dhe u largua ai kombëtar. E krejt kjo u bë me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por derisa po bëhej gati shtylla për tu vendosur flamuri i Kosovës, që ishte printuar me përmasa të mëdha, ai u vodh në një veturë zyrtare të qeverisë që iu thye xhami, raporton lajmi.net.

Por Ministria e Administratës Publike e vendosi një flamur të Kosovës, por që nuk i kishte përmasat e atij që u vodh, duke lajmëruar se do të zëvendësohet me një më të madh.

Mëngjesin e ditës së sotme ekipet e MAP-it kanë dal tek rrethrrotullimi për ta vendosurin flamurin e madh të Kosovës për nder të dhjetë vjetorin e pavarësisë.

Ndërsa, që afër rrethit janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke e ruajtur atë.
28001420_1689644217745435_326606297_n
Kujtojmë se mbrëmë pati probleme teknike për vendosjen e flamurit, por edhe një përplasja në mes nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacollit, dhe disa qytetarëve që kërkon të mos largohej flamuri kombëtar./Lajmi.net/