17.11.2018

E dhimbshme: Shkoi për të kërkuar shërim në Turqi, vdes shtatëvjeçarja Delfina Shala

11 Korrik 2018

Ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në një spital të Turqisë, shtatëvjeçarja Delfina Shala.

Rastin e vdekjes së saj e kanë konfirmuar familjarët të cilët kanë bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë në mëngjesin e së mërkurës.

Prindërit e saj kanë dyshime për trajtimin që stafi spitalor ka bërë ndaj vajzës së tyre dhe insistojnë që shtatëvjeçares t’i bëhet autopsia.

Vogëlushja vuante nga një sëmundje në boshtin kurrizor, e për shërimin e saj u deshën 16 mijë euro të cilat u grumbulluan pas një raportimi të Klan Kosovës.

Klan Kosova realizoi kronika për grumbullimin e mjeteve për trajtimin e Delfina Shalës si dhe momentin e nisjes së saj për trajtim në Turqi.